Lidhje

Shqipëri: Ende jo marrëveshje mes shoqërisë “ACR” dhe minatorëve grevistë


Shqipëri: Ende jo marrëveshje mes shoqërisë “ACR” dhe minatorëve grevistë
Shqipëri: Ende jo marrëveshje mes shoqërisë “ACR” dhe minatorëve grevistë

Në Shqipëri nuk ka ende një marrëveshje mes shoqërisë austriake “Acr” e cila administron minierën e Bulqizës dhe minatorëve, një grup i të cilëve prej dy javësh është në grevë urie në galeritë e minierës

Shoqëria “Acr” kishte njoftuar se do të ulej sot pasdite në orën 16.00 për të biseduar me nje përfaqësi të minatorëve rreth kërkesave të tyre, por takimi është shtyrë dhe shoqëria njoftoi se po përmbyllte disa cështje teknike në mënyrë që bisedimet të përfundonin me sukses. Në njoftim saktësohej se shumë shpejt do të bëhej e ditur ora e takimit. Minatorët nga ana e tyre kanë prahuar kushtin e ACR që në bisedime të mos jenë drejtuesit e sindikatës.

Minatorët kërkojnë rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës si dhe dorëheqjen e drejtorit të minierës. Gjendja e tyre paraqitet e rënduar, ndërkohë që është shtuar dhe rreziku për sigurinë e minierës. Ministria e Ekonomisë njoftoi sot se mosfunksionimi i rregullt i pompave të ajrimit dhe atyre të ujit, të cilat tani kontrollohen prej grevistëve mund të jetë me pasoja për shkak të grumbullimit të gazrave të dëmshëm në minierë apo të shoqërohet edhe me shembje nëse ujerat nuk largohen. Një situatë e tille, thuhet në njoftimin e ministrisë, mund të cojë në degradim e minierës.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG