Lidhje

Shqipëri: Fyle i bën thirrje polikës dhe shtetit për kompromis në çështjet zgjedhore


Shqipëri: Fyle i bën thirrje polikës dhe shtetit për kompromis në çështjet zgjedhore
Shqipëri: Fyle i bën thirrje polikës dhe shtetit për kompromis në çështjet zgjedhore

Komisioneri i Bashkimit Europian Stefan Fyle, u kërkoi sot përfaqesuesve kryesorë të shtetit dhe politikës shqiptare që të zgjidhin me kompromis demokratik ҫështjet e zgjedhjeve dhe integrimit. Komisioneri vizitoi Tiranën, ku theksoi në takimet me udhehëqësit shqiptarë se 12 rekomandimet e Opinionit te Komisionit Europian duhen plotësuar me kontributin e të gjitha palëve.

Komisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle, deklaroi në Tiranë se Komisioni Europian është i angazhuar me plotësimin e standarteve të Shqipërisë; prania e zotit Fyle dhe vizitat e të dërguarit të baroneshës Ashton në Tiranë, Lajçak, duhen parë si përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik të Shqipërisë. “Ngërçi politik duhet zgjidhur. Përgjegjësia për këtë është e ndarë midis drejtuesve politikë. Kjo zgjidhje pritet nga qytetarët shqiptarë; ata kanë zgjedhur me të drejtën e tyre disa udhëheqës politikë dhe presin që ata të gjejnë kompromise demokratike”, tha ai.

Komisioneri Fyle nxiti të dy palët të përdorin mundësitë për të zhvilluar dialog politik konstruktiv midis partive të ndryshme dhe të përmirësojnë funksionimin e parlamentit për të shtyrë përpara Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. “U bëj thirrje të gjitha palëve të gjejnë zgjidhje me konsensus për problemet që lidhen me zgjedhjet e afërta vendore. Zgjedhjet e lira dhe transparente janë një e drejtë themelore demokratike për të gjithë shtetasit shqiptarë”, tha ai.

Zoti Fyle theksoi se Shqipëria nuk mund ta humbë rastin që të dëshmojë se mund të mbajë zgjedhje të mira dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i partive që të zbatohen rekomandimet e zyrës së OSBE për për institucione demokratike dhe të drejta njerëzore për të përmirësuar praktikat zgjedhore. Sipas tij, Nëse këto zgjidhje nuk do të gjenden Komisioni europian nuk do të japë vlerësime pozitive në raportin e progresit.

Zëvendës kryeministri Edmond Haxhinasto than ë konferencën e përbashkët se 12 rekomandimet e Opinionit të BE për Shqipërinë përbëjnë një plan pune për të gjithë faktorët shtetërorë e politikë në Tiranë. “Si maxhoranca edhe opozita janë dhe do të jenë të interesuar për bashkëpunim në reformat europiane dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme në dobi të qytetarëve dhe të procesit të integrimit”, tha ai.

Ndërsa deputetja socialiste, kryetare e komisionit parlamentar të integrimit, Ermelinda Meksi, tha se deklarata e zotit Fyle i kujtoi Shqipërisë nevojën për “angazhime serioze në zbatimin e 12 rekomandimeve të BE, 5 nga të cilat janë kërkesa politike”. Zonja Meksi tha se “mesazhi i komisionerit Fyle ishte optimist pas takimit me kryetarët e dy partive politike, ndaj duhet dialog politik në funksion të standarteve politike të integrimit”, tha ajo.

Komisioneri për zgjerimin Fyle u takua në Tiranë me presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali berisha dhe kryetarin e PS, edi rama për të diskutuar mbi ecurinë e procesit integrues, dhe atij elektoral, duke u kujtuar të gjitha palëve se 12 rekomandimet e Opinionin e Komisionit Europian për Shqipërinë janë rruga e vetme dhe shumë e qartë për t’u afruar me Europën e Bashkuar.

XS
SM
MD
LG