Lidhje

Dita e nëntë e grevës së urisë të ish-të burgosurve politikë


Greva e urisë e një grupi prej ish të burgosurve politikë të regjimit komunist vazhdoi edhe sot në ditën e nëntë.

20 ish të dënuar politikë hynë në një grevë urie për të kërkuar dëmshpërblimet pas dënimit të padrejtë.

Gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet në protestën buzë një trotuari në qiell të hapur, dhe disa nga grevistët janë mbi 70 vjeç.

Në një deklaratë të shpërndarë sot ata kërkojnë kushte minimale jetese për vete dhe fëmijët e tyre që jetojnë ende në varfëri. Sipas tyre, greva do të vazhdojë pa afat derisa të zbatohet Kushtetuta dhe ata të shpërblehen në përputhje me Kodin Penal.

Por, zyrtare nga ministria e financave pohuan se procesi i kompensimeve po vazhdon normalisht sipas ligjit; sipas ligjit rreth 12 mijë ish- të dënuar kanë marrë këstin e parë, dhe sapo ka filluar kësti i dytë, të cilin e kanë marrë mbi 500 persona. Ndërkaq në ministrinë e drejtësisë janë përpunuar mbi 20 mijë dosje dhe një pjesë e tyre kanë mungesa në dokumenta, që po plotësohen.
XS
SM
MD
LG