Lidhje

Studim mbi punën shkencore të Dr. Isuf Luzaj


Në Tiranë, Instituti i Studimeve "Lumo Skëndo" përuroi sot një botim mbi punën shkencore të prof.dr. Isuf Luzajt, një figurë e njohur e diasporës shqiptare.

Studiuesit dhe botuesit theksuan se vlerat e librave të prof.Luzajt ndeshën për shumë dekada në censurën dhe ndalimin e pseudo-shkencëtarëve të diktaturës komuniste.

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” përuroi sot studimin “Rrugëtimi filozofik i prof.dr. Isuf Luzaj” i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Në takimin e orgranizuar në Bibliotekën ‘Lumo Skëndo” morën pjesë studiues dhe bashkëpatriotë të profesor Luzajt, i cili pjesën më të madhe të jetës dhe krijimtarisë e zhvilloi në SHBA.

Pasi kreu shkollën tregtare të Vlorës, qysh në rininë e tij prof. dr. Isuf Luzaj u bë një antikomunist i njohur, ndaj edhe u internua në Ventotene të Italisë.

Pas mbylljes së Luftës së Dytë Botërore, prof.dr.Isuf Luzaj mbërriti në SHBA, ku iu përkushtua studimeve filozofike e politike.

Gazetari dhe përfaqësuesi i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politkë, Nebil Cika, theksoi se prof.dr. Isuf Luzaj tregon për censurën dhe mohimin e elitave kulturore nga regjimi komunist dhe pasardhësit e tyre, që mohojnë vlerat.

Isuf Luzaj fitoi titujt profesor i gjuhësisë dhe dy doktoratura në filozofi franceze e spanjolle qysh në rininë e tij në Universitetin e Sorbonës. Shfletimi i krijimtarisë së tij ishte një punë aspak e lehtë, thotë autorja e librit, Vilhelme Vranari Haxhiraj.

Prof.Dr.Isuf Luzaj është nderuar vite më parë nga presidenti amerikan Ronald Regan me medaljen e artë profesor i Merituar i Amerikës, si autor i një serie të gjatë veprash në fushën e filozofisë, ende të panjohura në atdheun e tij, si figurë e ndaluar nga regjimi komunist për motive politike dhe si kundërshtar i atij regjimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG