Lidhje

Shqipëri: Rëndohet më tej situata në zonat e prekur nga koha e keqe


Shqipëri: Rëndohet më tej situata në zonat e prekur nga koha e keqe
Shqipëri: Rëndohet më tej situata në zonat e prekur nga koha e keqe

Kryeministri Berisha paralajmëroi sot nga qyteti i Kukësit shpalljen e situatës së emergjencës për zonën verilindore dhe juglindore të Shqipërisë, ku situata sa vjen e rëndohet per shkak të reshjeve të shumta të doborës.

Gjatë natës së kaluar, në Qarkun e Kukësit humbi jetën nga të ftohtit një 45 vjecar nga rrethi i Hasit, i cili kishte mbetur i bllokuar nga dëbora prej më shumë se 24 orësh.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme situata është rënduar më tej në të gjithë rrethet veriore të Shqipërisë, ku vazhdojnë rreshjet e dëborës dhe orteqet, që e kanë bërë të pamundur shpërndarjen e ndihmave ushqimore, për mijra banorë, që prej dy javësh gjenden të izoluar nga dëbora.

XS
SM
MD
LG