Lidhje

Shqipëri: Mijëra besimtarë të krishterë kremtojnë sot festën e pashkëve


Shqipëri: Mijëra besimtarë të krishterë kremtojnë sot festën e pashkëve
Shqipëri: Mijëra besimtarë të krishterë kremtojnë sot festën e pashkëve

Në Shqipëri mijëra besimtarë të krishterë kremtojnë sot festën e pashkëve një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij besimi. Këtë herë Pashkët u kremtuan në të njejtën ditë si për besimtarët katolikë ashtu dhe për ata ortodoksë

Në Tiranë para pak mesnatës në katedralen “Gjon Pali” dhe në kishën ortodokse u mblodhën besimtarë të shumtë për të pritur ringjalljen e krishtit e për të ndjekur meshat e shenjta të drejtuara nga imzot Rrok Mirëdita për katolikët, ndërsa besimtarët ortodoksë morën më pas zjarrin e ringjalljes nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos.

Ritet fetare kane vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Autoritetet më të larta të shtetit dhe politikës kanë bërë urimet e tyre për besimtarët e krishterë shqiptarë. Presidenti Bamir Topi dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli kanë vizituar dhe uruar krerët e kishës katolike dhe asaj ortodokse.

Pashkët koinciduan me mesin e fushatës elektorale në Shqipëri. Drejtuesit e dy forcave kryesore politike, kreu i shumicës së djathtë dhe kryeministri Sali Berisha i ka uruar besimtarët nga qyteti i Korçës ndërsa kryetari socialist nga qyteti i Sarandës, ku mbrëmë mori pjesë në meshen e kishës ortodokse të qytetit.

XS
SM
MD
LG