Lidhje

Shqipëri: Përpjekje për të integruar komunitetet e varfëra të rrethinave


Shqipëri: Përpjekje për të integruar komunitetet e varfëra të rrethinave
Shqipëri: Përpjekje për të integruar komunitetet e varfëra të rrethinave

Në një nga zonat më të varfra të kryeqytetit shqiptar, e mbiquajtur lagja e Kinostudios, jetojnë një numër i madh banorësh të komunitetit rom, egjiptian si dhe shqiptarë, pjesë e emigrimit të brendshëm gjatë tranzicionit.

Minibashkia numër katër e ka shumë të vështirë të përballojë varfërinë dhe problemet e shumta të lagjes me 64 mijë banorë, nga të cilët rreth 500 familje janë romë dhe egjiptianë.

Organizata “Fëmijët e Botës në Shqipëri” ka ngritur pranë këtij komuniteti një qendër që kujdeset për fëmijët e tyre në nevojë, duke i ndihmuar me shkollim, ushqim dhe mjekime. Situata në këtë zonë është nga më të vështirat në kryeqytet.

Diskriminimi dhe paragjykimet ua rëndojnë më shumë atyre jetesën e përditshme. Familjeve rome u duhet të përballen me varfërinë, përjashtimin social dhe pasigurinë për fëmijët e tyre. Një nga punët e organizatës është edhe regjistrimi i fëmijëve romë në Regjistrin e Gjendjes Civile, dhe padyshim shkollimi i tyre.

“Shoqata humanitare FBSH ka mbështetur 600 fëmijë, 6-16 vjeç me shërbime direkte sociale dhe edukuese. Pasi i ka hequr nga rruga dhe lypsaria, kjo organizatë ka regjistruar në shkollat publike çdo vit 30-40 fëmijë, ose rreth 200 fëmijë - thotë Sonila Masati, koordinatore projekti në shoqatën FBSH.

Banorët e Bregut të Lumit janë shumica romë. Fëmijët enden rrugëve të veshur dhe ushqyer keq e të sëmurë. Kjo zonë preket shpesh nga epidemitë për shkak të mjedisit të papastër.

Një pjesë e fëmijëve punojnë me prindërit, duke braktisur shkollën. Shumica e të rinjve të zonës janë të pashkolluar dhe të papunë. “Shoqata “Fëmijët e Botës” me qendrën e saj në Kinostudio u ka dhënë profesione rreth 150 adoleshentëve, grave e të rinjve dhe mbi 40 prej tyre janë punësuar” - thotë Masati.

Projektet e shoqatës “Fëmijët e Botës dhe Shqipërisë” mbështeten vazhdimisht nga organizata “Save the Chidren”, me synimin e përbashkët që të mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe të ndihmojnë integrimin e familjeve të tyre në arsim dhe shoqëri.

Puna e tyre merr një rëndësi të madhe sidomos kur parandalohet trafikimi i fëmijëve, shfrytëzimi për punë, abuzimi i tyre. Varfëria ekstreme, kushtet e këqija të jetesës, mungesë e strehimit dhe analfabetizmi i prindërve i rrezikojnë fëmijët e kësaj zone në periferi të kryeqytetit të bien pre e trafikantëve dhe grupeve kriminale.

XS
SM
MD
LG