Lidhje

Shqipëri: Presidenti Topi u bëri thirrje partive për bashkëpunim dhe kompromis


Shqipëri: Presidenti Topi u bëri thirrje partive për bashkëpunim dhe kompromis
Shqipëri: Presidenti Topi u bëri thirrje partive për bashkëpunim dhe kompromis

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi u bëri thirrje partive politike që të bashkëpunojnë për reformat e domosdshme, sidomos tani që Bashkimi Europian diskuton për të ardhmen e vendit.

Ai tha se tensionet politike e pengojnë Shqipërinë në rrugën e integrimit, dhe se demokracia është përpjekje për të gjetur kompromiset e nevojshme për qytetarët.

Presidenti Topi deklaroi se kandidaturat që ai dërgoi në parlament për antarë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatë të lartë ishin zgjedhur në mënyrën më profesionale dhe më transparente.

Zoti Topi tha në një intervistë për televizionin News 24 se kandidaturat e fundit që rrëzoi parlamenti “janë njerëz që nuk kanë marrë pjesë në asnjë lloj procesi politik, janë njerëz që nuk kanë karrierë politike dhe ka pasur një skrupulozitet në përzgjedhjen e kandidaturave”.

Duke komentuar veprimtarinë aktuale të parlamentit dhe tensionet e herpashershme në të zoti Topi theksoi se vendi duhet të ketë stabilitet politik dhe ekonomik, sidomos në këto momente, kur diskutohet në Komisionin Evropian për perspektivën e Shqipërisë. “Duhet bashkëpunim.

Nëse shihet e nevojshme për të reformuar kodin zgjedhor mirë, nëse nuk e shikojnë të nevojshme mund të vazhdojnë, por gjithsesi është domosdoshmëri që klima politike të qetësohet, të stabilizohet dhe stabilizimi nuk vjen me fjalë, nuk vjen me demagogji, nuk vjen me hipokrizi. Stabiliteti politik vjen vetëm mbi bazën e një komunikimi serioz, të një vullneti për të zgjidhur në mënyrë serioze gjërat e rëndësishme” - tha presidenti Topi.

Presidenti Topi u bëri thirrje partive politike që të bashkëpunojnë, sepse bashkëpunimi për zgjedhjet e radhës, është një bashkëpunim për imazhin dhe perspektivën e Shqipërisë. Zoti Topi tha se autoriteti i numrave në parlament nuk është gjithçka në demokraci, por mbi të gjitha është mirëkuptimi për disa procese bazë të shoqërisë. Ai nxiti gjithashtu prokurorinë që të hetojë me kujdes akuzat e ndërsjella të forcave politike për korrupsion, për të qartësuar opinionin publik dhe për të ndëshkuar njerëzit që abuzojnë me pushtetin.

XS
SM
MD
LG