Lidhje

Shqipëri: Programe qeveritare që ndihmojnë emigrantët e kthyer nga Greqia


Shqipëri: Programe qeveritare që ndihmojnë emigrantët e kthyer nga Greqia
Shqipëri: Programe qeveritare që ndihmojnë emigrantët e kthyer nga Greqia

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi po shohin gjithnjë e më tepër nga Shqipëria pas thellimit të papunësisë dhe krizës në ekonominë greke.

Shumë prej emigrantëve po i transferojnë bizneset e vogla në Shqipëri ndërsa shumë të tjerë po i kthehen aktivitetit bujqësor shpesh edhe në mënyrë sezonale. Në Jug të Shqipërisë sipërfaqe të tëra toke janë lënë të papunuara gjatë këtyre viteve dhe kthimi i interesimit të emigrantëve vlerësohet nga specialistët e bujqësisë si një shenjë optimiste.

Qeveria ka miratuar këtë vit një program të mbështetjes përmes finacimit për fermerët veçanërisht për mbjelljet e fidanëve të rinj .

Drejtori i Bujqësisë dhe Ushqimit në Gjirokastër Shemo Lamaj thotë për Zërin e Amerikës se emigrantët kanë përparësi në vlerësimin e aplikimeve, aktualisht në proçes.

Zoti Lamaj thotë se gjatë këtyre viteve skemat e mbështetjes me sumbvencione të fermerëve kanë dëshmuar interesim dhe përmirësim të ekonomive të vogla.

Sipas tij edhe aplikimet e reja pritet të përmirësojnë situatën bujqësore. Por megjithë programet niveli i mbështetjes me subvencione është ende i ulët .

Ngritja e çmimeve të karburanteve përbën këtë vit një kosto të lartë për fermerët në mbjelljet e pranverës .

Gjithashtu shumica e prodhimeve bujqësore vazhdojnë të vijnë nga importi dhe shpesh fermerët ankohen se nuk gjejnë politika mbështetëse për prodhimet vendase.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG