Lidhje

Shqipëri, takim Rama-Fullani


Rreth takimit, i cili zgjati mbi një orë nuk pati asnjë njoftim, por ai zhvillohet në një kohë kur të majtët kanë shprehur shqetësim mbi gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit

Në Shqipëri kryetari socialist Edi Rama i cili do të marrë drejtimin e qeverisë së ardhshme në muajin shtator zhvilloi sot një takim me guvernatorin e Bankës qendrore Ardian Fullani.

Rreth takimit i cili zgjati mbi një orë nuk pati asnjë njoftim, por ai zhvillohet në një kohë kur të majtët që pritet të marrin pushtetin kanë shprehur shqetësim mbi gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit. Pak ditë më parë, Banka deklaroi se në gjysmën e parë të vitit deficiti buxhetor është rritur me 1.1 herë ndërsa borxhi publik ka arritur në 62.4 përqind.

Socialistët kanë parlajmëruar realizimin e një auditimi ndërkombëtar të të gjithë shtetit dhe vecanërisht të sistemit financiar. Ata kanë kritikuar qeverinë e kryeministrit në largim Sali Berisha për disa vendime me efekte financiare duke deklaruar se nuk duhet të rëndohet më tej sipas tyre, situata problematike e ekonomisë së vendit.

Por qeveria i ka konsideruar pretendimet e së majtës si sulme antikushtetese duke deklaruar se do vazhdojë normalisht përmbushjen e detyrimeve të saj dhe se Kushtetuta dhe institucionet e vendit nuk do mund të pengohen, as edhe të ndikohen, sipas saj, nga revanshi i socialistëve.

XS
SM
MD
LG