Lidhje

Shqipëri, forcat politike diskutojnë reformën zgjedhore


Takim mbi reformen zgjedhore
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00

Drejtuesit e partive kryesore politike u takuan sot në Tiranë për të nisur dialogun mbi reformën zgjedhore. Ata morën pjesë në konferencën mbi korrupsionin zgjedhor, të organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. Të gjitha palët e quajtën dialogun si të domosdoshëm në këtë proces, por secili politikan theksoi shqetësime të veçanta mbi politizimin e komisionerëve, transparencën e financave partiake dhe pastrimin e politikës nga personat e inkriminuar.

Takim mbi reformen zgjedhore
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00

Forcat kryesore politike në Shqipëri nisën sot dialogun mbi reformën zgjedhore në konferencën e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë “Korrupsioni zgjedhor, nevoja për një reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse”.

Shoqëria civile edhe një herë tjetër po i shtyn forcat politike të plotësojnë me mirëkuptim rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe ta kryejnë reformën në një kohë sa më të hershme nga zgjedhjet e radhës.

Kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama thotë se reforma zgjedhore e ka të domosdoshëm mirëkuptimin mes palëve politike, sepse aty caktohen bashkarisht rregullat e garës zgjedhore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se reforma zgjedhore është çështje e vullnetit politik të palëve, duke kërkuar pastrimin e listave zgjedhore nga kandidatët e inkriminuar dhe shmangien e korrupsionit zgjedhor.

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu intersin që reforma zgjedhore të kryeht sa më herët nga zgjedhjet e radhës, në mënyrë që partitë, institucionet si KQZ dhe qytetarët të marrin masa për ta zbatuar atë, dhe të mos shtyhet deri në çastin e fundit.

Ambasadori amerikan Donald Lu u kërkoi kryetarëve të partive të zbatojnë ligjin për dekriminalzimin dhe të mos futin në listat zgjedhore persona të korruptuar apo të inkriminuar.

Ai tha se edhe vet qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për politikanët që zgjedhin me votat e tyre, të mos pranojnë para dhe të mos votojnë kriminelë..

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OSBE-së, zv,ambasadori Robert Uilton, tha se miratimi rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it me dialog mes partive politike është po aq i rëndësishëm sa edhe zbatimi i ligjit.

Diplomatët perëndimorë theksuan se korrupsioni zgjedhor vjen edhe nga mungesa e transparencës mbi financimet e partive politike.

Ata kërkuan që partitë politike të marrin seriozisht detyrimin ligjor për transparencën e financave partiake dhe t’i bëjnë publike deklaratat e pasurive të të gjithë kandidatëve.

XS
SM
MD
LG