Edhe këtë fillimviti po vazhdojnë operacionet për riatdhesimin e shqiptarëve, që emigruan vitet e fundit në rrugë të jashtligjshme në vendet e Bashkimit Europian. Sot, 30 shqiptarë, që kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë, u riatdhesuan në Rinas nga autoritetet e këtyre vendeve. Pas riatdhesimit, shumë prej azilkërkuesve hasin vështirësi për riintegrimin në vendlindje, ndërsa një numër i vogël, arrin të mbështetet nga bashkitë dhe shoqatat joqeveritare gjatë procesit të vështirë të punësimit apo shkollimit të fëmijëve.
Shqipëri, përpjekjet për ri-integrimin e personave të riatdhesuar
- Pëllumb Sulo
Facebook Forum