Lidhje

Shqipëri: Shoqëria civile mbledh 60 mijë firma për referendum kundër importit të plehrave


Aleanca Kundër Importit të Plehrave mblodhi rreth 60 mijë firma dhe do t’i kërkojë nesër KQZ që të organizojë një referendum kombëtar mbi këtë çështje. Kjo Aleancë e organizatave joqeveritare kërkon që të hiqen me referendum nenet dhe 22/3 dhe 49 nga ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve i cili u miratua fundvitin e kaluar.

Sipas tyre, këto dy nene lejojnë importimin e mbetjeve urbane nga vende të tjera në shërbim të industrive ricikluese, duke rrezikuar jetën e shoqërisë dhe mjedisin shqiptar. Veprimtarët e kësaj fushe thonë se gjatë mbledhjes së firmave gjetën një mbështetje të gjerë nga qytetarët për të mbrojtur mjedisin, dhe për të shprehur mendimet e tyre mbi shqetësime kombëtare dhe afatgjata.

Aleanca kundër importit të plehrave beson se ky referendum për cështje mjedisore do të ndryshojë edhe mendësitë se në Shqipëri votohet vetëm për politikë, sepse zgjedhjet dhe 3 referendumet e deritanishme janë mbajtur vetëm për tema politike. Importi i mbetjeve uraben është një cështje qytetare që nuk është premtuar nga qeveritë dhe dëmi i tyre në mjedis tejkalon shumë dekada afatet e mandateve qeverisëse.

Diferenca e mandateve mes partive kryesore në parlament është e ngushtë, thonë veprimtarët, ndërsa një sondazh mbi importin e plehrave nxorri se 80 për qind e qytetarëve e mbështet referendumin, pra, ata nuk janë shprehur politikisht për këtë cështje.

Nga ana tjetër ekspertë me përvojë në çështje zgjedhore tërhoqën vëmendjen se Kodi Zgjedhor ka boshllëqe të konsiderueshme në nenet mbi referendumet. Kodi zgjedhor është duke u ndryshuar nga parlamentarët sipas rekomandimeve të OSBE-së.

Veprimtarët besojnë se rreth muajit shtator mund të mbahet referendumi kundër importimit të plehrave, me një ligj të ri për referendumet apo me riparimin e neneve ekzistuese në Kodin Zgjedhor.

XS
SM
MD
LG