Lidhje

Shqipëri, Studim mbi sigurinë e internetit për fëmijët


Studim mbi internetin e sigurtë për fëmijët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

Në Tiranë UNICEF publikoi të dhënat e një studimi mbi internetin e sigurtë. Fëmijët pohojnë në masë të madhe se shohin në internet materiale me dhunë fizike dhe abuzime seksuale.

Studim mbi internetin e sigurtë për fëmijët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

UNICEF organizoi në Tiranë një Samit për internet më të sigurtë për fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë.

Sipas anketave, mosha mesatare kur fëmijët hyjnë për herë të parë në internet është 9 vjeç, madje 1/3 e tyre edhe 8 vjeçose më herët.

Mesatarisht çdo fëmijë qëndron online 3 orë në ditë, thotë studimi.

1 në 5 fëmijë pohon se ka parë imazhe dhune ose abuzimi online, ndërsa 1 në 10 pohojnë se kanë parë përmbajtje, ku flitet për vetëvrasje dhe materiale të padëshiruara në internet.

Anketat tregojnë se cereku i fëmijëve komunikojnë online me dikë që nuk e njohin, ndërsa gjysma e këtyre kanë takuar personalisht dikë që e kanë njohur nga interneti.

Në pjesën dërrmuese rreth 75 për qind fëmijët kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga moshatarët, ndërsa prindërit kanë njohuri vetëm për 10 për qind të këtyre ndodhive.

Fëmijët e anketuar pohojnë se në masën mbi 75 për qind se nuk kanë asnjë kontroll ose mbikëqyrje nga prindërit kur shohin video online, kur vizitojnë rrjete sociale ose kur këmbejnë mesazhe.

Më tepër se gjysma e tyre përdorin kameran e kompjuterit ose telefonit pa dijeninë e prindërve

Gjysma e fëmijëve të anketuar pohojnë se kanë mundësi të futen në internet sa herë që ata dëshirojnë.

Afro 75 për qind e fëmijëve të anketuar përdorin telefonin çdo ditë kryesisht smartphone.

Kryesisht për argëtim dhe diskutime sociale youtube, instagram, facebook dhe What’s app.

Fëmijët e anketuar kanë më shumë aftësi në teknologjitë online se sa prindërit e tyre.

Rreth 25 për qind e tyre thonë se kanë përjetuar online një ngjarje të mërzitur, dhe imazhe dhune fizike, por nuk ia tregojnë më të rriturve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG