Në Shqipëri, përfaqësues të operatorëve turistikë pohojnë një fillim të mbarë të sezonit të ri turistik veror, me një rritje të numrit të turistëve të huaj. Por ata shprehen për nevojën e një mbështetje më të madhe, nga strukturat shtetërore që merren me zhvillimin e turizmit, si në drejtim të luftës ndaj informalitetit, vendosjes së rrregullave të njëjta për operatorët turistikë, promovimin e turizmit gjatë të gjithë vitit si dhe shtrirjen e tij edhe në zona ende të pashfrytëzuara të Shqipërisë.