Lidhje

Shqipëri, shoqatat të shqetësuara për vrasjen e grave


Shqetësim për vrasjen e grave në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:02 0:00

Në Tiranë, shoqatat e për të drejtat e grave u mblodhën sot me shqetësimin për vrasjet e fundit të një nëne me 6 fëmijëve në Durrës dhe një studenteje në kryeqytet. Ato kërkuan reagimin e institucioneve për zbatimin e ligjit, sepse të dyja viktimat e fundit e kishin denoncuar dhunën dhe kërcënimet ndaj jetës së tyre.

Shqetësim për vrasjen e grave në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:02 0:00

45 organizata pjesëtare të Rrjeti të Shoqërisë Civile kundër dhunës me bazë gjinore u takuan sot me urgjencë pas dy vrasjeve të fundit të një nëne me 6 fëmijë në Durrës dhe një studenteje në Tiranë.

Takimi u organizua nga Qendra për Nisma Ligjore, si zbatuese e një projekti të mbështetur nga Komisioni Europian dhe Kombet e Bashkuara, për monitorimin e standardeve ndërkombëtare mbi barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave në Shqipëri.

Drejtuesja e Qendrës “Sot për të Ardhmen”, Fabiola Egro sapo është kthyer nga Spitalla e Durrësit, ku mbetën 6 fëmijë jetimë pas vrasjes së nënës Adriana nga babai tashmë në qeli. Të gjithë me shumë vonesë, po përpiqen të kujdesen për fëmijët e pambrojtur.

Përfaqësueset e 45 organizatave të shoqërisë civile, anëtare të Rrjetit shprehën shqetësim të madh për humbjet tragjike së jetës së grave dhe vajzave gjatë këtij viti.

Drejtuesja e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti, thotë se shoqatat kanë kërkuar takime me përfaqësues të prokurorisë dhe të policisë, ministrisë së drejtësisë dhe gjykatave për të kërkuar zbatimin e ligjit.

Zonja Arqimandriti thotë se gratë e vajzat që i mbijetojnë dhunës raportojnë për sjellje të pasakta të policëve, gjykatës e psikologë, që marrin përsipër ndërmjetësimin e konflikteve, kur duhet që t’i marrin në mbrojtje ato.

Këtë vit çdo muaj është vrarë një grua nga burri, ndërsa gjykatat kanë nxjerrë dhjetëra urdhëra të reja mbrojtje për gratë pas dhunës së përsëritur të burrave.

Veprimtaret pohojnë se dhuna në familje ekziston, por struktura ligjore përballë saj nuk funksionon, sepse asnjë denoncim nuk u vlerësua sa duhet.

Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore kërkoi nga institucionet një reagim efektiv dhe të koordinuar në menaxhimin e rasteve të dhunës.

Veprimtarët pohuan se zbatimi i legjislacionit kundër dhunës me bazë gjinore është një detyrim i axhendës së BE për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave dhe ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG