Lidhje

Kryeministri Berisha vlerëson rolin e diasporës për kapërcimin e sfidave kombëtare


Kryeministri Berisha vlerëson rolin e diasporës për kapërcimin e sfidave kombëtare
Kryeministri Berisha vlerëson rolin e diasporës për kapërcimin e sfidave kombëtare

Kryeministri Sali Berisha falenderoi Shtetet e Bashkuara dhe diasporën shqiptare të Amerikës për rolin që kanë luajtur në zgjidhjen e problemeve kombëtarëve të shqiptarëve gjatë shekullit të kaluar. Ai i bëri komentet në pritjen që shqiptarët e Nju Jorkut dhanë mbrëmë për nder të tij në Manhatan të Nju Jorkut. Kryeministri i Shqipërisë ka ardhur në Shtetet e Bashkuara me rastin e takimeve që po zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Kryeministrit Berisha iu bë mbrëmë në Nju Jork një pritje e ngrohtë në darkën e shtruar nga Vatra, organizata më e vjetër e shqiptarëve të Amerikës.

Zoti Berisha ndodhet prej ditësh në Nju Jork për takime me udhëheqës të vendeve të tjera si dhe për të ndihmuar në shtimin e njohjeve për Kosovën. Në darkë u ekzekutuan tre hymne, i Shteteve të Bashkuara, i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Zoti Berisha tha se diaspora e shqiptarëve të Amerikës ndonëse jo shumë e madhe në numër mund të krahasohet për nga roli i saj me diasporat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Ai falenderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën që u dhanë shqiptarëve për të dalë nga vështirësitë e mëdha me të cilat u ndeshën si komb gjatë njëqind vjetëve të kaluar.

Përfaqësues të Vatrës falenderuan Shqipërinë për mbështetjen që i dha Kosovës për të fituar pavarësinë. Organizata Vatra grumbullon sot rreth vetes shqiptaro-amerikanë që nuk e fshehin mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe për kryeministrin Berisha. Kryetari i shoqatës, Gjon Buçaj, thotë se ky është një pozicionim i natyrshëm i kësaj organizate.Ish i përndjekuri politik, Lekë Mirakaj thotë se ka ardhur koha që Vatra të hapet ndaj më të rinjve në komunitet.

Megjithëse sot komunikimi në botë është shtuar si kurrë ndonjëherë, shqiptarët e Amerikës përpiqen ta mbajnë gjallë frymën e dashurisë për vendlindjen. Këngëtarja Merita Halili, e cila e viziton shpesh Shqipërinë, thotë se ashtu si në këtë darkë hymin e flamurit e ka kënduar me qindra herë në ceremonitë kulturore dhe thjesht familjare që organizojnë shqiptarët.

Kryeministri Berisha pritet largohet sot nga Nju Jorku për t’u kthyer në Shqipëri.

SHBA

XS
SM
MD
LG