Shtëpia e Bardhë i doli në mbrojtje vendimit për të ftuar në një eveniment këngëtarin fitues të çmimit Grammy të akuzuar se ka bërë komente ofensive rreth ish presidentit George Bush me lirikat e këngëve të tij.
Artisti i repit i njohur me emrin Common ishte një nga interpretuesit e ftuar në Mbrëmjen e Poezisë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se presidenti Barak Obama muk i mbështet ato që thuhen në lirikat e këngëtarit.
Por zyrtarët thanë se zoti Obama vlerëson punën e këngëtarit me fëmijët, si angazhimin e tyre me poezinë në mënyrë që ata të mund t’i shpëtojnë influencës negative në rrugët e qyteteve amerikane.