Ujërat e Lumit Vjosa nisën sot të tërhiqen nga fshatrat midis Fierit dhe Vlorës duke lënë pas shtëpi të përmbytura dhe dëme të mëdha. Forca të ushtrisë dhe Policisë po qëndrojnë në zonë në ndihmë të banorëve. Një nga fshatrat më të dëmtuara në këtë zonë është Ferrasi i Fierit, ku korrespondenti ynë Raimond Kola foli me disa nga banorët dhe përgatiti kronikën.
Facebook Forum