Lidhje

Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen afatit të 31 gushtit për largimin nga Afganistani


Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen afatit të 31 gushtit për largimin nga Afganistani
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:19 0:00

Ndërsa vazhdonin evakuimet nga Afganistani për t’i paraprirë afatit të 31 gushtit, Departamenti amerikan i Shtetit u zotua të ndihmojë amerikanët që duan të largohen edhe pas afatit të së martës.

Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës, Laurel Bowman, aeroplanët vazhduan fluturimet nga Afganistani të premten për të evakuar njerëzit që duan të largohen, pasi talebanët morën nën kontroll vendin më herët këtë muaj. Të enjten, një sulm vetëvrasës me bombë shkaktoi mbi 100 viktima, ndër ta edhe 13 ushtarakë amerikanë. Një degë e grupit ekstremist Shteti Islamik, e njohur si ISIS-Khorasan, mori autorësinë e sulmit.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë po përballet me kritika për strategjinë e daljes që la shumë njerëz pas.

Michael McCaul
Michael McCaul

“U kishim premtuar se do t’i largonim. Si munden t’i besojnë më Amerikës nëse shkelim mirëbesimin dhe premtimet tona?”, thotë Ligjvënësi republikan Michael McCaul.

Por, Shtëpia e Bardhë po mbron pozicionin e saj.

Jen Psaki
Jen Psaki

“Është e lehtë të hedhësh gurë apo të kritikosh nga jashtë. Është më e vështirë të jesh në terren dhe të marrësh vendime të vështira”, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Por analistët që kanë studiuar rajonin prej vitesh thonë se zhvillimet kishin filluar të përgatiteshin prej kohësh.

“Le të jemi të qartë. Kjo është një katastrofë amerikane që shtrihet në katër administrata dhe disa degë të qeverisjes. Ka dështime të Shtëpisë së Bardhë që nga administratat Bush, Obama, Trump dhe Biden. Faji është me bollëk”, thotë Benjamin Hopkins, nga Universiteti “George Washington”.

Për ditë të tëra, afganët dhe shtetas të tjerë që duan të largohen, janë mbledhur në portat e Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai dhe në zonën përreth. Zyrtarët amerikanë pranuan të premten se nuk do të evakuohen dot të gjithë personat që e meritojnë.

Departamenti i Shtetit thotë se përpjekjet për të evakuar personat me status të veçantë do të vazhdojnë edhe përtej afatit të së martës.

Ned Price
Ned Price

“Operacioni ushtarak do të përfundojë më 31 gusht. Nuk ka datë skadimi për përkushtimin tonë ndaj çdo amerikani që për ndonjë arsye nuk pranon të evakuohet tani, por që mund të vijë pas disa ditësh, javësh, muajsh apo vitesh për të kërkuar ndihmë”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit nuk ka qartësuar nëse do të ketë në të ardhmen marrëdhënie zyrtare diplomatike me talebanët. Gjithashtu, së bashku me zotimin për kundërpërgjigje ndaj sulmit të së enjtes, Shtëpia e Bardhë i kërkoi publikut të fokusohet tek një ndër operacionet më të mëdha të evakuimit në histori, me mbi 100 mijë njerëz që i janë larguar Afganistanit që nga mesi i gushtit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG