Shtetet e Bashkuara e përshëndetën arrestimin e Ratko Mlladiçit. Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni dëshiron të shikojë një transferim të shpejtë të Mladicit në Gjykatën e Hagës.
Sekretari i shtypit i Presidentit Obama tha se e përshëndeste Presidentin Tadiç dhe qeverinë serbe “për përpjekjen e tyre të vendosur që Mlladiçi të kapej dhe t’i jepet drejtësisë.”
Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se kjo është një ditë e rëndësishme për familjet e viktimave të shumta të Mlladiçit.
Nga ana e tij, Departamenti amerikan i Shtetit tha se arrestimi i Mlladiçit shërben si një deklaratë për të gjithë ata njerëz në botë që shkelin ligjin dhe vënë në shënjestër civilët e pafajshëm.
Drejtësia ndërkombëtare funksionon, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.