Lidhje

Shtohet numri i gazetarëve të vrarë në konflikte


Jurnalistlarni himoya qiluvchi xalqaro qo'mita Nyu-Yorkda joylashgan
Jurnalistlarni himoya qiluvchi xalqaro qo'mita Nyu-Yorkda joylashgan

Një organizatë ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve thotë se vjet u vranë të paktën 46 gazetarë. Pakistani renditet si vendi më i rrezikshëm për gazetarët për të dytin vit radhazi.

Në raportin e tij vjetor “Sulmet ndaj Shtypit”, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se vdekjet gjatë shërbimeve të rrezikshme, si për shembull duke mbuluar protesta në rrugë, arritën një nivel rekord gjatë vitit 2011, ndërkohë që bota arabe u mbërthye nga trazirat.

Raporti thekson se 17 gazetarë vdiqën gjatë misioneve të rrezikshme. Pakistani renditet i pari, me 7 gazetarë të vrarë, ndërsa Libia dhe Iraku renditen në vend të dytë me nga pesë gazetarë të vrarë secili, pasuar nga Meksika me 3.

Fotoreporterët dhe kameramanët përfaqësonin 40 për qind të numrit të përgjithshëm të viktimave nga radhët e shtypit. Organizata vuri në dukje një rritje të numrit të viktimave nga radhët e gazetarëve të internetit, një kategori thuajse e papërfillshme para vitit 2008. Vjet u vranë 9 gazetarë të tillë.

XS
SM
MD
LG