Lidhje

Shuhet ylli i kinematografisë Jean-Paul Belmondo


Jean-Paul Belmondo gjatë pushimeve dimërore të vitit 1960
Jean-Paul Belmondo gjatë pushimeve dimërore të vitit 1960

PARIS - Jean-Paul Belmondo, ylli i kinematografisë franceze, hunda e tij prej boksieri dhe buzëqeshja e ashpër e të cilit vazhduan ta bëjnë atë një nga burrat kryesorë më të njohur të vendit, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua të hënën nga zyra e avokatit të tij, Michel Godest. Nuk u dha shkaku i vdekjes.

Karriera e Belmondos zgjati gjysmë shekulli. Në vitet 1960, ai mishëroi një lloj të ri të yllit të filmave, i cili karakterizohej nga burrëria e pastër dhe jo nga pamja e mirë klasike. Ai vazhdoi të shfaqej në më shumë se 80 filma dhe punoi me një sërë regjisorësh kryesorë francezë, nga Francois Truffaut tek Claude Lelouch dhe Jean-Luc Godard, filmi i të cilëve, i vitit 1960, "Bratheless" ("Au Bout de Souffle" në titullin e tij origjinal në frëngjisht) mori vlerësim të vazhdueshëm.

Zgjedhjet e karrierës së Belmondos ishin po aq të larmishme, nga filmat e mirënjohur të artit e deri tek filmat me aksion, si dhe komedi më vonë në karrierën e tij.

Pamja e tij jokonvencionale - hunda e rrafshuar, buzët e plota dhe korniza muskulare - e lejuan atë të luante role që nga banditin dhe deri tek policin, hajdutin dhe priftin, Cyrano de Bergerac dhe deri një agjent sekret të patundur. Belmondo ishte gjithashtu një atlet i talentuar që shpesh bënte lëvizje të vetat.

Jean-Paul Belmondo në vitin 2013.
Jean-Paul Belmondo në vitin 2013.

Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti aktorin një "thesar kombëtar" në një homazh në Twitter dhe Instagram, duke kujtuar vetëbesimin e aktorit, të qeshurën dhe shkathtësinë e tij. Belmondo ishte një "hero sublim" dhe gjithashtu "një figurë e njohur", shkruajti Presidenti Macron. "Tek ai, ne të gjithë njohim veten".

Franca u përfshi menjëherë e gjitha me lajmin e vdekjes së tij, me lëvdata nga politikanët e të gjitha kaheve. Mediat luajtën pjesët e filmave të vjetër me një Belmondo atletik, në akrobaci të mrekullueshme që ai njihej se i dëshironte, nga rrëshqitja poshtë një çatie dhe deri tek ngjitja në një shkallë litari në një mjet në lëvizje.

"Jam i shkatërruar", tha i emocionuar në kanalin në CNews, Alen Delon, një tjetër yll i madh i kinemasë, për vdekjen e mikut të tij të gjatë.

Edhe selia e policisë së Parisit shprehu ngushëllimet e saj për Belmondon, i cili luajti rolin e një oficeri policie në filma të shumtë, duke postuar në Twitter se "një polic i madh i filmit na ka lënë".

Belmondo, i njohur me dashuri si Bebel, lindi në 9 prill 1933, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, në një familje artistësh. Babai i tij ishte skulptori i njohur Paul Belmondo dhe nëna e tij, Sarah Rainaud-Richard, ishte një piktore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG