Lidhje

Si duhet të ndryshojnë debatet e kandidatëve për president?


Nga debati përfundimtar i kandidatëve për president (Neshvill, Tenesi, 22 tetor 2020)

Shtimi i një butoni për mbylljen e mikrofonit në debatin e fundit presidencial, mund të jetë ndryshimi i parë mes disa ndryshimeve për debatin e ardhshëm presidencial. Ekspertët thonë se nevojiten edhe ndryshime të tjera për t’i përshtatur debatet me kohën.

Ndryshimet për debatet e ardhshme të kandidatëve për president
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Theksimi i fjalës “pa ndërprerje” ishte shumë i dukshëm gjatë debatit përfundimtar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Butoni u shtua për të parandaluar një përsëritje të ndërprerjeve që ndodhën në debatin e parë mes Presidentit Donald Trump dhe ish-Nënpresidentit Joe Biden.

Fikja e mikrofonit të njërit kandidat ndërsa flet kandidati tjetër, ishte ndryshimi i parë madhor për debatet presidenciale, që kur u shtua debati i stilit të një takimi me audiencë në vitin 1992.

Por, çfarë tjetër mund të bëhej?

Një ide është që të zhvillohet një studim.

Mund të prezantohet një situatë tipike me të cilën mund të përballet një president. Mos të përmendej vendi me emër, por mund të krijoheshin skenarë me reagimet në kohë reale, për të parë se si do të shkonte”, thotë Alan Schroeder, profesor i gazetarisë në Universitetin Northeastern.

“Debati do të fillonte me paraqitjen e situatës. Keni 30 minuta për t’u takuar me këshilltarët dhe duam të riktheheni me një pozicion”, thotë John Koch, drejtor për debatin në Universitetin Vanderbilt.

“E dimë që një president nuk vepron normalisht në izolim. Pra, mund të jetë interesante të shohim se si ia dalin në një format grupi kur u duhet të improvizojnë”, thotë zoti Schroeder.

“Pastaj do të debatohet se si u arrit në atë vendim, si dhe për cilësinë e vendimmarrjes”, thotë zoti Koch.

Një ide tjetër do të ishte zhvillimi i një dialogu të lirë nëpërmjet një podcast-i popullor.

“Po sikur të merrnin pjesë Trump dhe Biden në podcast-in e një opinionisti të njohur? Pa audiencë, vetëm ata të tre. Katër orë. Dhe t’ia lëmë opinionistit t’i bëjë ata të flasin dhe të shohim qëndrimet e tyre”, thotë Mary Kate Cary, nga Qendra “Miller” e Universitetit të Virxhinias.

Dhe megjithëse u shtua butoni i fikjes së mikrofonit për pjesën e përgjigjeve fillestare ndaj pyetjeve, po zhvillohet edhe një diskutim për të shtuar një gjyqtar, krahas moderatorit.

Nëse bëni një pyetje dhe ata nuk ju përgjigjen, duhet ta bëni përsëri derisa të përgjigjen. E gjithë kjo është puna e moderatorit. Dhe është shumë e vështirë të bësh atë punë nëse po analizon sa minuta po flasin njerëzit ose kush e ka radhën”, thotë Karrin Vasby Anderson, profesore e komunikimit, në Universitetin e Shtetit Kolorado.

Komisioni për Debatet Presidenciale ka katër vjet kohë për të shqyrtuar formate të ndryshme.

Por sa mund të ndryshohet realisht?

Por pengesa kanë qenë gjithmonë pjesëmarrësit. Ata nuk duan të bëjnë asgjë që e bën një situatë tashmë të rrezikshme edhe më të rrezikshme", thotë zoti Schroder.

Në këtë moment duhet të kemi kandidatët, sërish pa teleprompter, pa shënime, pa ndihmësa; pra të kemi kandidatin e vërtetë. Pra, mund të provojmë të gjitha mundësitë për ta bërë ndërveprimin më të efektshëm.

Por, kjo nuk siguron që kandidatët do t’i ndjekin rregullat", thotë Mitchell McKinney, Profesor i Komunikimit Politik, në Universitetin e Misurit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG