Lidhje

Kërkime për ndalimin e epidemisë së SIDA-s


Students form a giant red ribbon during a publicity campaign to promote awareness about HIV/AIDS in Taipei November 30, 2012. World AIDS Day will be observed on December 1. REUTERS/Pichi Chuang (TAIWAN - Tags: SOCIETY HEALTH)
Students form a giant red ribbon during a publicity campaign to promote awareness about HIV/AIDS in Taipei November 30, 2012. World AIDS Day will be observed on December 1. REUTERS/Pichi Chuang (TAIWAN - Tags: SOCIETY HEALTH)
Grupi për çështjen e SIDA-s, i quajtur AVAC bën të ditur se viti 2013 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për ndalimin e epidemisë. Grupi ka përgatitur raportin e tij vjetor, i cili bën thirrje për një valë ambicioze fondesh, zbatim idesh dhe kërkime shkencore për SIDA-n.

Shifrat e fundit për sëmundjen e HIV/SIDA tregojnë se ka patur 2.5 milion të infektuar të rinj në vitin 2011, numri më i ultë i arritur ndonjëherë. Por vetëm 1.4 milion njerëz iu shtuan programeve që trajtojnë këtë sëmundje.
Drejtori ekzekutiv i gurpit të të drejtave për të prekurit nga SIDA, AVAC thotë se me veprimet e duhura, bota mund të mbërrijë në një “pikë kthese” për këtë epidemi.

“Për rreth 18 muaj ose më shumë ne po shohim thuajse arritjen e një konsesusi për idenë që ndalimi i epidemisë së SIDA-s mund të jetë i mundur. Ne duhet të ndryshojmë prirjen, që më shumë njerëz të trajtohen se sa infektohen. Kjo do të jetë një pikë kthesë që do të na tregojë se jemi drejt ndalimit të epidemisë”.

Gjithsesi, ai thotë se një piksynim i tillë mund të arrihet nëse përpjekjet përshpejtohen.

“Ideja për ndalimin e epidemisë, ose një brezi pa SIDA është një ide shumë e dëshirueshme nga të gjithë dhe realizimi nuk do të jetë diçka e lehtë. Ndalimi i kësaj epidemie është ende një objektiv afatgjatë. Dhe do të kërkojë vendimarrje të vështira, madje disa vendime strategjike”.

Raporti i grupit AVAC i quajtur “Arritja e fundit- një vit në vazhdim” bën fjalë për një axhendë në tre pjesë e cila do t’i japë fund epidemisë së SIDA-s: Shpërndarje, Paraqitje dhe Zhvillim.

“Asnjë element i vetëm nuk mund t’i japë fund epidemisë. Ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për parandalimin e përhapjes së infeksioneve dhe shtrirjen e zonave të trajtimit mjekësor. Këtu përfshihen testet, trajtimet, përdorimi i masave mbrojtëse kundër transmetimit të sëmundjes, çka do të ndihmojë në uljen e përqindjes së infeksioneve, por sidoqoftë kjo nuk mjafton”.

Ai thotë se është e nevojshme që të krijohet një sistem më i mirë për përhapjen e masave mbrojtëse kundër infektimeve. Raporti bën thirrje për projekte demonstruese për të treguar se sa me vlerë mund të jenë ato nëse bëhet në një shkallë të gjerë.

“Por edhe kjo nuk mjafton. Hapi i tretë ka të bëjë me axhendën e zhvillimit, e cila hartohet bazuar tek zhvillimi i vaksinës së SIDA-s dhe tek përqëndrimi i aktivitetit shkencor të kurës”.

AVAC rendit përparësitë kryesore për vitin 2013. Përparësi tjetër është edhe ruajtja e fondeve për kërkime për parandalimin, kryesisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit. Zoti Warren thotë se “e ardhmja e risive për parandalimin e sëmundjes nuk është në nivelin e duhur”.

“Gjithçka varet nga vendimarrja e Kongresit gjatë javëve të ardhshme në lidhje me “katastrofën fiskale”. Në shkurtimet buxhetore parashikohen deri 8 përqind shkurtime në fondet për Institutin Kombëtar të Shëndetit. Ky institut siguron deri 75 përqind të fondeve”.

Nëse nuk ndërrmeren veprimet që tani, shton zoti Warren, atëherë brezi i ardhshëm do të pyesë: “pse thatë se ishte e mundur ndalimi i epidemisë, por dështuat ta realizonit këtë synim?”
XS
SM
MD
LG