Lidhje

Maqedoni, rritet numri i të infektuarve me HIV


Në Maqedoni janë regjistruar njëzet raste të reja të personave të infektuar me virusin HIV, që paraqet dyfishin në krahasim me vitin 2010. Dymbëdhjetë persona nga këta janë të infektuar nga SIDA dhe tetë janë bartës të virusit HIV. Në mesin e tyre është një foshnjë.
Përfaqësues të shoqatave civile shprehen të shqetësuara për gjendjen e SIDA-s në Maqedoni, megjithëse në vend janë evidentuar rreth 160 vetë të infektuar.

Organiztatat joqeveritare bëjnë thirrje që qeveria të ndajë më shumë fonde për luftimin e kësaj sëmundjeje. Autoritetet qeveritare kanë ndarë një shumë prej 130 mijë Eurosh për barna, për vitin e ardhshëm, duke vlerësuar se kjo shumë është e mjaftueshme, ndërkohë që parashikohen aktivitete të numërta për pengimin e sëmundjes së SIDË-s.
XS
SM
MD
LG