Lidhje

Studiuesit, faqet raciste në internet - burim urrejtjeje


Sik-s përpiqen të kuptojnë tragjedinë në shtetin Uiskonsin

Banorët sik në Shtetet e Bashkuara po kujtojnë viktimat e vrara në një tempull Sik në shtetin Wisconsin dhe po mundohen të kuptojnë aktin që duket i pakumptimtë. Ndërkohë që motivet e vrasësit janë të paqarta, thotë korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Los Angeles Mike O’Sullivan, organizatat që vëzhgojnë grupet që zhvillojnë fushatë urrejtjeje tregojnë se interneti është bërë një terren i rendësishëm për urrejtjen racore.

Në lagjet periferike në Los Angeles, banorët sikë dhe pjestarët e komunitetit u mblodhën në një vigjilje për të kujtuar viktimat në Wisconsin.

Disa u përpoqën të kuptojnë arësyet dhe motivet e të akuzuarit për vrasjet Wade Michael Page. Nachhatar Singh Bhullar e quan aktin të pakuptimtë.

“Mund të ndodh kudo. Dikush mund ta bëjë këtë veprim kudo.”

Por studiuesit thonë se Page ka patur lidhje me grupet muzikore që kanë mesazhe për epërsinë e të bardhëve dhe spekulojnë se vrasjet erdhën si rezultat i urrejtjes.

Tim Zaal ishte në tempull për të shprehur ngushëllimet. Ai thotë se dikur i urrente njerëzit me ngjyrë. Në vitet 1980-të ai ishte organizator për grupin neo-nazist Rezistenca e Arianëve të Bardhë.

“Lëvizjet e bardha raciale po shkonin në një drejtim të ndryshëm. Në vend të organizatave të mëdha, ata filluan të veprojnë në celula të vogla.”

Dhe të organizohen në internet. Rick Eaton me Qendrën Simon Wiesenthal studion grupet që bëjnë fushatë për urrejtje. Ata vrojtojnë rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook dhe u ofrojnë të dhëna organeve të rendit.

Ai kërkoi që fytyra e tij të mos bëhej publike. Ai thotë se urrejtja lulëzon në muzikë, epitete dhe simbole.

“Kënga titullohet Vazhdo Luftën, dhe thotë se detyra e tyre është të vazhdojnë luftën dhe nëse jo, ata vetë do të vriten.”

Rabini Abraham Cooper, po me Qendrën Simon Wiesenthal, thotë se faqet elektronike me urrejtje shpërndajnë ide dhe tërheqin rekrutë.

“Është fuqizim dhe miratim.”

Rabini Cooper thotë se faqet e internetit krijojnë iluzionin e lëvizjes masive. Por organet e rendit janë të kufizuara, pavarësisht sa ofenduese është gjuha, thotë Teresa Carlson me FBI-në.

“Derisa dikush nuk kërcënon konkretisht për përdorim force dhe dhune, ne nuk mund të zhvillojmë hetime.”

Rabai Cooper thotë se kompanitë e internetit duhet të bëjnë më shumë.

“Rrjetet sociale në internet mund dhe duhet të bëjnë më shumë për t’iu kundërvënë këtyre mesazheve si dhe korrierëve të urrejtjes, intolerancës dhe terrorizmit.”

Ndërkohë banorët sikë në Californi përpiqen të kuptojnë se si një qendër fetare mund të transformohet në një skenë krimi.

XS
SM
MD
LG