Lidhje

Protesta e shoqatës së të verbërve për të drejtat e tyre


Shoqata e të verbërve të Shqipërisë protestoi sot para hyrjes së Kuvendit, për të kërkuar plotësimin e disa të drejtave themelore të tyre të shkelura dhe të papërmbushura ende në disa vite.

Protestuesit kërkuan që, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara të Personave me Aftësi të Kufizuar, ata të përfaqsohen nga organizatat që ata vetë ngrenë në nivel lokal, rajonal e kombëtar si dhe kanë të drejtën për t'u vetëpërfaqësuar edhe vetëmbrojtur.

Ata kërkuan një hetim të pavarur për të gjitha fondet publike ose private, që kanë patur objekt shërbimet dhe mbrojtjen e interesave të personave me aftësi të kufizuar.

Protestuesit kërkuan një rritje prej 10 për qind të pagesës së aftësisë së kufizuar, pasi ajo nuk është rritur asnjëherë që nga viti 2009, ndryshe nga pensionet edhe pagat.

Sipas tyre, qeveria duhet të njohë borxhin e prapambetur ndaj personave me aftësi të kufizuar nga viti 2005 deri ne 2010 dhe te filloje shlyerjen e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG