Lidhje

Aktori Gary Sinise mbështet veteranët e ushtrisë amerikane


Ndërsa Gary Sinise është më i njohur për punën e tij si aktor në skenë, filma dhe televizion, puna e tij larg kamerave ka fituar respektin e shumë ushtarëve amerikanë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh foli me aktorin për librin e tij të ri "American Grateful" dhe udhëtimin e tij për të nderuar dhe mbështetur ata që i shërbejnë vendit.

Aktori Gary Sinise dhe ndihma e tij për forcat e armatosura
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:58 0:00

Bryan Anderson ishte pranë përfundimit të shërbimit të tij të dytë, një vjeçar në Irak me ushtrinë amerikane kur arriti një pikë kthese.

Një pajisje shpërthyese e improvizuar, çau makinën që Anderson po drejtonte. Plagët e lanë atë me një krah dhe dorë të dëmtuar rëndë.

"Si ushtarë nuk mendon se mund të kthehesh i gjymtuar. Thua do të mbijetoj ose jo."

Evakuimi i Andersonit nga fusha e betejës shënoi fillimin e një rimëkëmbjeje të gjatë në Qendrën Mjekësore të Ushtrisë Walter Reed në Uashington. Gjatë trajtimit dhe përpjekjeve të tij për të mësuar të ecë me proteza, ai takoi shumë njerëz të famshëm.

"Nuk më interesonte kjo. Unë u përpoqa të mos i kushtoja vëmendje. "

Por njëri prej i tyre la përshtypje të mira për Andersonin.

"Po përpiqesha të të kaloja në anën tjetër, dhe duke ecur u rrëzova mbi një person, i cili më ndihmoi të ngrihesha. Kur ngrita syta, thashë Gary Sinise! Vertetë dukej si Lejtnanti Dan!"

Roli i tij si "Lejtnant Dan" Taylor në filmin "Forrest Gump" e bëri atë një figurë të pëlqyer nga shumë veteranë të luftës në Vietnam, dhe në vitin 1994 aktori mori pjesë në Konventën Kombëtare të Veteranëve me aftësi të Kufizuar të Luftës së Vietnamit.

"Salla ishte e mbushur me mbi 2000 veteranë të plagosur. Ishin të gëzuar dhe duatrokisnin për njeriun që luajti rolin e personazhit Lejtnant Dan. U trondita nga emocionet. Që nga ai moment, kam qenë i përfshirë në mënyrë aktive me Veteranët me Aftësi të Kufizuara. Më vonë ndodhi 11 shtatori".

Ishte një thirrje për veprim për aktorin Sinise, i cili, pavarësisht se nuk kishte shërbyer vetë në ushtri, donte të sigurohej që mësimet e vështira të Luftës së Vietnamit të mos përsëriteshin nga brezat e ri.

"... që ata të shkojnë në luftë kundër Osama Bin Ladenit dhe Al Kaidës dhe sulmeve ndaj vendit tonë, kur të kthehen në vend të ndjehen të vlerësuar".

Sot, aktori Sinise tregon vlerësimin e tij për punën e ushtrarëve dhe të veteranëve përmes iniciativave që përfshijnë ndërtimin e shtëpive për të plagosurit në luftë. Këto janë pjesë e programit RISE të Fondacionit Gary Sinise. Për të ndihmuar në grumbullimin e fondeve, aktori Sinise organizon koncerte në vende të ndryshme të botës me grupin "Lt. Dan Band".

Jeta e tij brenda dhe jashtë skenës, që filloi në Teatrin Steppenwolf që ai themeloi në Çikago, është përfshirë në librin e tij të ri "American Grateful" (“Amerikani Mirënjohës”) dhe është motivi për realizimin e një videoje, tani virale, që shfaq shumë figura të njohura amerikane që lavdërojnë aktorin Sinise për shërbimin e tij ndaj të tjerëve.

Bryan Anderson, i cili ka luajtur përkrah aktorit Sinise në serialin televiziv "CSI: New York" dhe tani shërben si ambasador për Fondacionin Gary Sinise, është në fazat e hershme të ndërtimit të një shtëpie të posaçme për gjendjen e tij shëndetësore falë programit RISE. Ai thotë se veteranët si ai janë mirënjohës për vëmendjen dhe mbështetjen e aktorit Sinise.

"Mendoj se ai ndjen një lloj pendimi që nuk ka shërbyer kurrë në ushtri, dhe ka zgjedhur rrugën e aktrimit. Përpiqem t'i them se ne të gjithë shërbejmë në mënyrën tonë, dhe bëjmë më të mirën që mundemi. Ai është më patriotë sesa disa me të cilët kam shërbyer".

Shumë prej tyre ende shërbejnë në vende si Afganistani, Iraku dhe Siria.

Dhe organizatat si Fondacioni Gary Sinise nderojnë shërbimin dhe sakrificën e tyre pas kthimit beteja e luftës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG