Lidhje

Siri: Goditet me granata godina e partisë Bath në Damask


Siri: Goditet me granata godina e partisë Bath në Damask
Siri: Goditet me granata godina e partisë Bath në Damask

Aktivistët sirianë thanë se disa granada goditën sot ndërtesën e partisë Bath në Damask, pak kohë para se Lidhja Arabe të kundërshtonte amendamentet e presidentit Asad për planin që synonte t'i jepte fund krizës.

Banorët njoftuan për disa shpërthime në qendër të kryeqyteti sirian. Ata thanë se zjarrëfikësat ishin në një zonë ku kishte prani të shtuar të policisë.

Ushtria për Lirinë e Sirisë, një grup ushtarësh dizident në Turqinë fqinje mori përgjegjësinë për sulmin.

Në se konfirmohet ky do të jetë sulmi i parë madhor mbi një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin sirian që nga fillimi i lëvizjes anti-qeveritare në muajin maj.

Lidhja Arabe tha sot se refuzoi kërkesën për ndryshimin e planeve që do të dërgonin një mision monitorues prej 500 anëtarësh për të vlerësuar situatën në Siri.

XS
SM
MD
LG