Një armëpushim i brishtë mes forcave siriane dhe atyre rebele në Siri tregoi përsëri shenja tensionimi, pas një sulmi me makinë bombë para një kishe në qytetin Deir Ezzor.
Agjencia shtetorëre e lajmeve SANA fajësoi “gupet e armatosura terroriste” për shpërthimin, për të cilin tha se kishte i shkaktuar dëme të mëdha kishës. Sulmi u cilësua një tjetër shkelje e marrëveshjes së armëpushimit mes qeverisë dhe kryengritësve që hyri në fuqi dje, me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit.
Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se në sulm u vranë 5 persona. Organizata me qendër në Britani po ashtu tha se raste me dhunë pati sot edhe në rajone të tjera të Sirisë, në Damask dhe Aleppo. Grupi tha se dje në mbarë Sirinë u vranë 150 persona në trazirat kundër qeverisë.