Lidhje

Assad: Dyert e dialogut me opozitën janë të hapura


Presidenti sirian Bashar al-Assad tha se luftëtarët e opozitës nuk do të dalin fitimtarë në luftën kundër qeverisë. Ai shtoi se dyert për dialog qëndrojnë të hapura.

Komentet, e botuara në revistën egjiptiane Al Ahram Al Araby, zoti Assad thotë se grupet e armatosura që praktikojnë terrorizëm kundër shtetit, nuk gëzojnë popullaritet në shoqëri dhe nuk do të dalin fitimtar në përfundim.

Ai citohet të ketë thënë se mirëpret dialogun me opozitën, "por ata që zgjedhin armët e kanë vënë veten në konfrontim me ushtrinë siriane".

Komentet e presidentit vijnë ndërsa një grup sirian i të drejtave njoftoi për bombardime në disa zona veriore.
XS
SM
MD
LG