Aktivistët thonë se forcat siriane të përforcuara me tanke dhe helikopterë kanë filluar sulme të reja në qytetin e Aleppos dhe në lagjet periferike të Damaskut, në përpjekje për të shtypur rebelët. Organizata e opozitës “Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut” thotë se rreth 40 vetë, shumica e tyre civilë, janë vrarë në protestat e sotme anti-qeveritare në mbarë Sirinë.
Presidenti Bashar al-Assad ka fajësuar terroristët e përkrahur nga të huajt për shumicën e dhunës që e ka pushtuar vendin gjatë 18 muajve të fundit. Sot, agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se forcat e armatosura kanë vrarë një numër të paspecifikuar “terroristësh” në Aleppo dhe kanë shkatërruar 7 automjete të pajisura me armatime.
Fuqitë perëndimore i kanë bërë thirrje për dorëheqje zotit Assad, por presidenti sirian vazhdon të ketë mbështetjen e Iranit. Sot, një delegacion iranian u takua në Damask me ligjvënës sirianë, të cilëve u ritheksoi mbështetjen e Teheranit.