Lidhje

Shtohet trysnia rajonale ndaj presidentit të Sirisë


Po shtohet trysnia rajonale ndaj presidentit të Sirisë Bashar al Assad, ndërsa udhëheqësi i ri i Egjiptit e cilësoi si shtypëse qeverinë e Sirisë dhe i bëri thirrje t’ia transferojë pushtetin një sistemi demokratik.

Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi i bëri kritikat e tij në takimin e lartë të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara në Iran, një prej vendeve që e ka mbështetur më fortë zotin Assad.

Zoti Morsi tha se bota e ka për detyrë morale të mbështesë popullin sirian. Ai e cilësoi konflintin në Siri si pjesë të aktiviteteve revolucionare që kanë përfshirë rajonin.

XS
SM
MD
LG