Lidhje

Ministri Lavrov mbështet zgjidhjen e luftës civile në Siri


Ministria e jashtëm ruse ka cituar zotin Lavrov t’i ketë thënë një diplomati sirian se “nuk ka alternativë” përveç një zgjidhjeje paqësore të konfliktit

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov mbështeti thirrjen e të dërguarit të paqes në Siri për të zgjidhur luftën civile në këtë vend përmes një dialogu mbarë kombëtar dhe një procesi politik që mbështetet nga qeveria.

Ministria e jashtëm ruse ka cituar zotin Lavrov t’i ketë thënë një diplomati sirian se “nuk ka alternativë” përveç një zgjidhjeje paqësore të konfliktit. Sipas kësaj ministrie komentet janë bërë të enjten, në bisedime me zëvendës ministrin e jashtëm të Sirisë Faisal Makdad.

Në një tjetër deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve Interfax, zoti Lavrov paralajmëroi një “kaos të përgjakshëm” nëse lufta civile në Siri përshkallëzohet. Ai tha se shanset për vendosjen e një qeveria kalimtare janë pakësuar, por ende ekzistojnë.

Rusia është një aleate e hershme e presidenti sirian Bashar al Assad. Ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund krizës në Siri përshkallëzohen, i dërguari i paqes Lakhdar Brahimi bëri sot thirrje për formimin e një qeverie të përkohëshme në Siri që duhet të përfaqësojë atë që ai e quajti “një ndryshim real” dhe që të mbajë të gjitha përgjegjësitë për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

XS
SM
MD
LG