Lidhje

Erdogan, kritik ndaj OKB për pasivitetin në Siri


Kryeministri i Turqisë u shpreh sot me zemërim për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për shkak të mosveprimit në Siri. Kryeministri Raxhep Taip Erdogan tha se për Kombet e Bashkuara po bëhet çdo ditë përherë e më e vështirë për plotësimin e detyrave të kësaj organizate, në saje të mekanizmave të padrejta, të pabarabarta dhe inaktive.”

Turqia dislokoi sot një numër më të madh tankesh në kufirin me Sirinë, ndërsa imazhet nga brenda vendit të shkatërruar nga luftimet treguan më tepër ndërtesa të dëmtuara dhe shtëpi kontrolluara.

Ndërkohë, i dërguari ndërkombëtar i paqes Lakdar Brahimi shkoi sot në Stamboll për të diskutuar mbi tensionet në rritje mes Turqisë dhe Sirisë fqinjë lidhur me ngarkesën që u kap nga një avion pasagjerësh sirianë. Të mërkurën Turqia interceptoi një avion sirian që ishte nissur nga Moska për në Damask.

Turqia e mbrojti vendimin e vet për interceptimin e avionit duke thënë se avioni kishte pajisje ushtarake dhe municion me destinacion qeverinë siriane. Zyrtarët sirianë mohojnë që avioni kishte furnizime ushtarake. Rusia, aleate e afërt e udhëheqësit sirian Bashar al Assad, ka kërkuar shpjegim nga Turqia, duke thënë se veprimet e saj kërcënojnë jetën dhe sigurinë e pasagjerëve në bordin e avionit.
XS
SM
MD
LG