Lidhje

Siri: Dy bomba shkaktojnë plagosjen e 4 personave


Media shtetërore tha se dy bombat shpërthyen pranë një kompleksi të sigurisë në Damask

Media shtetërore në Siri thotë se dy bomba kanë shpërthyer pranë një kompleksi të sigurisë në Damask, duke plagosur 4 persona në një sulm për të cilin morën përgjegjësinë forcat rebele të ushtrisë “Siria e Lirë”.

Media shtetërore siriane i denoncoi si akt terrorist bombardimet në distriktin Abu Rummneh të kryeqytetit. Në një tjetër sulm, qeveria siriane njoftoi se një makinë-bombë shpërtheu dje në periferi të Damaskut, duke vrarë 15 persona. Kryeqyteti sirian ka qenë skenë e serie bombardimesh gjatë muajve të fundit, shumica e të cilave kanë patur si objektiv institucionet e sigurisë të presidentit Bashar al-Assad.

Aktivistë të opozitës siriane thonë se forcat e zotit Assad bombarduan sot disa provinca që janë nën kontrolin e rebelëve. Kryengritja në Siri filloi në mars të vitit 2011, me protesta paqësore kundër sundimit autokratik të presidentit, por konflikti u përshkallëzua në luftë civile, ndërsa ai u përpoq të shtypte me dhunë opozitën.
XS
SM
MD
LG