Lidhje

Siri: Kryengritësit deklarojnë një fitore të rëndësishme


Aktivistët thonë se forcate rebele kanë marrë nën kontroll një objekt për mbrojtjen nga ajri dhe kanë sulmuar një aeroport ushtarak në lindje

Aktivistët në Siri thonë se forcate rebele kanë marrë kontrollin e një objekti për mbrojtjen nga ajri dhe kanë sulmuar një aeroport ushtarak në lindje të vendit.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se sulmet ndodhën në qytetin al-Bukamal në provincën Deir al-Zor pranë kufirit me Irakun. Ky grup monitorues tha se rebelët kapën 16 pjesëtarë të personelit të mbrojtjes nga ajri gjatë sulmit të tyre ndaj objektit ushtarak. Një zyrtar i organizatës i tha agjencisë franceze të lajmeve se marrja e kontrollit të ndërtesës së mbrojtjes nga ajri ishte një goditje e rëndësishme për forcat rebele.

Grupi tha se sulmi ndaj aeroportit ushtarak Hamdan ka nxitur përleshje të dhunshme me forcat qeveritare. Luftëtarët e opozitës kanë kryer ditët e fundit një fushatë që ka patur si objektiv fuqinë ajrore të qeverisë.
XS
SM
MD
LG