Lidhje

Trupat siriane vrasin të paktën 15 njerëz


Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani thotë se trupat siriane bombarduan sot në mëngjes qytetin jugor Daraa, duke vrarë të paktën 15 njerëz.Organizata thotë se dhjetra njerëz të tjerë u plagosën nga bombardimi. Incidenti në Daraa vjen pas protestave ndërkombëtare mbi vrasjet e civilëve të mërkurën në një sulm në fshatin e vogël Mazraat al-Qubeir. Kombet e Bashkuara thonë se vëzhguesit e saj arritën të hyjnë dje në këtë fshat ku panë gjurmët e makinave të blinduara si dhe shtëpi të dëmtuara nga raketa, granata dhe armë të ndryshme. Në një deklaratë të OKB-së thuhet se "Nëpër muret dhe dyshemetë" e disa shtëpive shihje gjak dhe vëzhguesit ndjenin kudo “erën e fortë të mishit të djegur". Aktivistët thonë se në këtë fshat u vranë të paktën 78 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë. Qeveria siriane ua ka hedhur fajin për masakrën personave të paidentifikuar që ajo i quan "terroristë".
XS
SM
MD
LG