Forcat siriane filluan sot një ofensivë të madhe në Damask pranë aeroportit ndërkombëtar të vendit, ndërsa qeveria ka mbyllur qasjen në internet në të gjithë vendin dhe ka ndërprerë shërbimet e telefonave celular në zona të caktuara.
Ushtria sulmoi qendrat e kontrolluara nga rebelët në qytetet që ndodhen përgjatë rrugës së aeroportit. Një luftëtar rebel tha se kryengritësit nuk janë në brendësi të aeroportit, por arritën ta bllokonin qasjen në të.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se përleshjet më të rënda mes trupave qeveritare dhe rebelëve ndodhën në qytetet Babila dhe Hujaira, në juglindje të kryeqytetit të vendit, si dhe në Harran el-Awamid që ndodhet në lindje të aeroportit.
Luftimet, që filluan pas ndërprerjes së lidhjeve të Internetit, detyruan kompanitë ajrore EgyptAir dhe Emirates me bazë në Dubai, të pezullojnë fluturimet në drejtim të Damaskut.
Ndërprerja e internetit, që u konfirmua nga dy kompani amerikane që monitorojnë lidhjet në internet, është veprim i pashembullt në kryengritjen 20-mujore kundër presidentit të Sirisë Bashar al-Asad. Autoritetet shpesh kanë ndërprerë linjat telefonike dhe qasjen në internet në zonat ku forcat qeveritare kanë ndërmarrë operacione të mëdha ushtarake.