Lidhje

Siri: Të paktën 70 protestues anti-qeveritarë vriten nga forcat e sigurisë


Siri: Të paktën 70 protestues anti-qeveritarë vriten nga forcat e sigurisë
Siri: Të paktën 70 protestues anti-qeveritarë vriten nga forcat e sigurisë

Në Siri, dëshmitarë dhe aktivistë të të drejtave civile thanë se forcat e sigurisë qëlluan sot në drejtim të protestuesve anti-qeveritarë, duke vrarë të paktën 70 vetë. Dita e sotme është më vdekjeprurësja në Siri, që nga fillimi i protestave në muajin mars.

Protestuesit në qytete të ndryshme siriane kshin dalë nëpër rrugë për të kërkuar largimin e menjëhershëm nga pushteti të Presidentit Bashar al-Assad. Forcat e sigurisë ju përgjigjën demonstruesve, duke qëlluar me armë dhe duke hedhur gaz lotsjellës.

Sipas njoftimeve, shumica e vrasjeve në protesta ndodhën në rajonin jugor Daraa, ku ka patur më tepër trazira gjatë javëve të fundit. Vdekje ka patur edhe në kryeqytetin Damask, si dhe në qytetin qendror Homs. Dëshmitarët thanë se protestuesit në disa mitingje thërrisnin “liri” dhe kërkonin largimin nga pushtetit të Presidentit al Assad.

XS
SM
MD
LG