Lidhje

Siri, Vazhdojnë sulmet e forcave qeveritare në Aleppo


Helikopterët sirianë bombarduan sot disa lagje të Aleppos, qyteti më i madh dhe kryeqendra tregtare e vendit, ndërkohë që qeveria po përgatit ushtrinë dhe mjetet e blinduara për një pushtim të mundshëm të qytetit.

Aktivistët me bazë në Aleppo thanë se helikopterët përdorën mitralozë të rëndë kundër kryengritësve brenda dhe në rrethinat e qytetit. Ata thanë se ka shumë zëra sipas të cilave Divizioni katërt elitë i ushtrisë ka marrë urdhër nga vëllai i presidentit Bashar al-Assad, Maher, që të përgatiten për një ofensivë të madhe.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime për një masakër të pritshme në Aleppo, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO dhe një nga qytetet më të famshëm në Lindjen e Mesme.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay tha se njoftime të pakonfirmuara nga kryeqytetit, Damask, flasin për vrasje pa gjyq të civilëve në rrethinat e atij qyteti. Ajo tha se kjo është "shenjë e keqe për popullin e Aleppos."
XS
SM
MD
LG