Lidhje

OKB thekson humbjen e civilëve në Siri


Hetuesit e të drejtave të njeriut thonë në një raport të ri se luftimet “kanë sjellë shkatërrime të pallogaritshme dhe vuajtje njerëzore” ndaj civilëve sirianë

Kombet e Bashkuara theksuan humbjen e civilëve në konfliktin gati dy vjeçar në Siri, duke thënë se mijëra njerëz kanë vdekur gjatë krizës e cila po ndikohet gjithnjë e më shumë nga ndjenjat sektare.

Hetuesit e të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara thonë në një raport të ri se luftimet “kanë sjellë shkatërrime të pallogaritshme dhe vuajtje njerëzore” ndaj civilëve sirianë, dhe se situata humanitare është përkeqësuar ndjeshëm që nga fundi i muajit shtator.

Në raport vërehet se krahas rritjes së dhunës në qytet e mëdha, kryesisht Damask e Alepo, kanë nisur sulmet edhe në zonat kulturore.

Hetuesit thonë se luftimet mes forcave rrebele dhe forcave qeveritare për rrëzimin e presidentit Bashar al Assad janë kthyer “haptazi’ në luftime sektare. Ndarja më e madhe vihet re mes shumicës siriane sunni, e cila mbështet rebelët dhe komunitetit në pakicë Alawite që mbështet qeverinë e zotit Assad.
XS
SM
MD
LG