Lidhje

SHBA përshëndet OIB për pezullimin e anëtarësimit të Sirisë

Shtetet e Bashkuara përshëndetën Organizatën Islamike të Bashkëpunimit për pezullimin e Sirisë nga blloku i 57 vendeve anëtare.

Në një deklaratë pas lëvizjes, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland tha se vendimi i organizatës dërgon një mesazh të fuqishëm qeverisë së presidentit Bashar al-Assad dhe tregon izolimin ndërkombëtar në rritje.

Pezullimi vjen ndërkohë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka në plan të zhvillojë një séance diskutimi për situatën në Siri. Mandati i misionit të vëzhguesve skadon të djelën.

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut Valerie Amos u tha gazetarëve në Damask se më shumë se 2 presje 5 milion sirianë kanë nevojë për asistencë si pasojë e dhunës.

Po sot, organizata Human Rights Watch tha se një bombë në qytetin e kontrolluar nga rebelët të Azazit nga një avion sirian vrau më shumë se se 40 civilë dhe plagosi gati 100 të tjerë.
This item is part of
XS
SM
MD
LG