Lidhje

Siria vazhdon kritikat ndaj planit të Lidhjes Arabe


Siria vazhdon kritikat ndaj planit të Lidhjes Arabe
Siria vazhdon kritikat ndaj planit të Lidhjes Arabe

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid al-Moallem, kritikoi ashpër nismën më të fundit të Lidhjes Arabe, që t’i jepet fund kryengritjes 10-mujore të opozitës, duke e cilësuar atë një “komplot” për ta bërë krizën siriane çështje ndërkombëtare.

Në një konferencë shtypi që mbajti sot, ministri sirian tha se homologët e tij në Lidhjen Arabe me 22 anëtarë, miratuan një plan, të cilin ata e dinin se Siria do ta hidhte poshtë, si shkelje të sovranitetit të vendit.

Nisma e miratuar të dielën i kërkonte presidentit sirian Bashar al Asad t’ia tranferonte pushtetin zëvendësit të tij dhe formimin brenda dy muajsh të një qeverie të unitetit kombëtar, për t’u përgatitur për zgjedhjet kombëtare nën mbikqyrjen e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Sot Lidhja Arabe tha se i kishte dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, me kërkesën për një takim, ku të diskutohej mbi një plan mbështetjeje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Në një tjetër deklaratë, 6 vendet arabe të Gjirit i bënin thirrje Këshillit të Sigurimit të merrte masat e nevojshme për ta detyruar Sirinë të veprojë sipas propozimeve të Lidhjes Arabe.

XS
SM
MD
LG