Lidhje

Dezerton kryediplomati sirian në Londër


Ministria e Jashtme britanike thotë se kryediplomati sirian në Londër ka dezertuar, i fundit mes një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë oficerë të ushtrisë që kanë lënë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad javët e fundit.

Ministria e Jashtme tha sot se i ngarkuari me punë Khaled al-Ayoubi e kishte informuar se nuk do të përfaqësonte më qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad.

Lajmi erdhi ndërsa trupat siriane dhe forcat kryengritëse vazhduan përleshjet në qytetin Aleppo në veri të Sirisë. Secila nga palët pretendon se ka dalë fitimtare.

Qeveria tha se kishte ndërhyrë në distriktin Salahedine dhe u kishte shkaktuar humbje të mëdha forcave kryengritëse.

Megjithatë, kryengritësit e hedhin poshtë këtë deklaratë dhe njoftojnë se luftimet po vazhdojnë dhe se trupat qeveritare nuk kanë arritur të futen në atë distrikt që përbën një bazë të rezistencës.
XS
SM
MD
LG