Lidhje

Siria dorëzon armët kimike


Organizata ndërkombëtare që mbikqyr asgjësimin e armëve kimike të Sirinë, thotë se ka marrë kontingjentin e fundit të lëndëve toksike të vendit të identifikuara për t'u hequr.

Kreu i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, Ahmet Uzumcu, tha në një konferencë shtypi në Hagë se anija me ngarkesën e fundit të armëve kimike sapo ishte larguar nga porti sirian Latakia.

Zoti Uzumcu tha se do të duhen deri në katër muaj për të shkatërruar 1300 ton kimikate që i janë deklaruar organizatës.

Zëvendës ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara, Peter Wilson, tha se kjo përbën "përparim të konsiderueshëm," por ka ende "mospërputhje procedurale dhe faktike me deklaratën siriane që duhen zgjidhur.
XS
SM
MD
LG