Lidhje

Fqinjët e Sirisë kërkojnë ndihmë për refugjatët


Fqinjët e Sirisë, duke kërkuar të ndihmojnë më shumë se 200 mijë refugjatë të luftës, i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndihmë urgjente për përballimin e krizës humanitare në rritje.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha përballë Këshillit 15 anëtarësh se qeveria e tij tashmë ka shpenzuar më shumë se 300 milionë dollarë për të ndërtuar 11 kampe refugjatësh. Ai tha se vendi i tij – që tashmë strehon 80 mijë sirianë të larguar – nuk mund të presë më shumë se 20 mijë refugjatë të tjerë, dhe se Ankara do të ketë nevojë për ndihmë së shpejti.

Zoti Davutoglu përmendi gjithashtu të dhëna që flasin për 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda Sirisë. Ai i kërkoi Këshillit të Sigurimit të krijojë qendra strehimi të brendshme që të garantojnë mbrojtje për ata që detyrohen të largohen nga masakra.

Ministri i Jashtëm jordanez Nasser Judeh deklaroi se edhe vendi i tij kishte nevojë për ndihmë, duke i thënë Këshillit se Jordania ka të ardhura të kufizuara për të trajtuar më shumë se 70 mijë refugjatët brenda kufijve të saj.
XS
SM
MD
LG