Lidhje

Siri: Fushata ushtarake qeveritare vazhdon


Forcat qeveritare po përpiqen të rimarrin nën kontroll pjesë të kryeqytetit dhe qyteteve të tjerë nën kontrollin e kryengritësve

Forcat qeveritare siriane po vazhdojnë përpjekjet për të marrë nën kontroll pjesë të kryeqytetit dhe zonat përreth nga luftëtarët rebelë.

Video amatore të publikuara sot tregojnë dhunën e vadhueshme në dhe përreth Damaskut.

Grupi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se gati 100 njerëz u vranë gjatë dhunës në mbarë Sirinë, përfshi gati 50 civilë në Damask dhe zonat përreth.

Gazetar Washington Post njofton se shkalla e dhunës së tanishme në Damask ka eklipsuar betejën që po zhvillohet në veri për marrjen nën kontroll të qytetit të Alepos.

Të enjten Britania dhe Franca ngritën mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Siri. Kryeministri britanik David Cameron iu bashkua presidentit amerikan Barack Obama në paralajmërimet se transporti apo dislokimi i armëve kimike të Sirisë ishte tërësisht i papranueshëm dhe do të detyrojë fuqitë perendimore të “rishikojnë qasjen e tyre” ndaj konfliktit.
XS
SM
MD
LG