Lidhje

Aktivistët: Trupat qeveritare sulmojnë me artileri Aleppon


Sipas aktivistëve, sulmet kanë shkaktuar mungesa të theksuara në furnizimin me ujë

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se forcat qeveritare bombarduan sot Aleppon, duke shkaktuar vrasjen e dhjetra njerëzve dhe mungesa edhe më të mëdha të ujit të pijshëm në qytetin më të madh të vendit.

Aktivistë e opzitës thonë se sulmet kishin në shënjestër zonat e banuara në qytetin verior të Alepos. Më parë, focat rebele u përpoqën që të çlironin zonat nga forcat qeveritare. Numri i saktë i të vdekurve është i paqartë, dhe njoftimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Dhuna vjen një ditë pasi uji i pijshëm u ndërpre në Alepo mbas dëmtimit të një ujësjellësi të madh gjatë luftimeve mes forcave qeveritare dhe rebelëve. Aktivistët e opozitës thonë se ujësjellësi ishte goditur ndërsa forcat siriane bombarduan me artileri pozicionet e rebelëve, ndërsa zyratrët sirianë i akuzojnë rebelët për sabotazh.
XS
SM
MD
LG